Shqiptari i “Kartelit ballkanik” arrestohet në Valencia, ku priste 1.7 tonë kokainë
Dogana në portin e Valencias dhe policia spanjolle sekuestruan një sasi të madhe kokainë që dyshohet se i përket të ashtuquajturit karteli ballkanik.
1.7 tonë kokainë me vlerë qindra miliona euro u zbuluan në dyshemenë e një kontejneri me fruta ekzotike që vinte nga Ekuadori.
Në pranga ka përfunduar edhe një shqiptar, i cili kishte mbërritur në Spanjë për të mbikëqyrur dorëzimin e drogës.
Identiteti i tij nuk dihet, por sipas autoriteteve doganore dhe policore spanjolle, ai ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale.
Kjo është ngarkesa e radhës që autoritetet spanjolle i kanë sekuestruar kartelit ballkanik i cili në muajin korrik tentoi në të njëjtën mënyrë të trafikojë 831 kg kokainë.
Hetuesit kanë zbuluar edhe kompanitë e përdorura të cilët rritën importin e frutave ekzotike nga Ekuadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa