Shqiptari në Itali godet me çekiç në kokë të dashurin afrikan të ish-partneres

29 Prill 2024 | 09:49

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për tentativë vrasje pasi goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres.

Sipas mediave të huaja, raportohet se 33-vjeçari me origjinë afrikano-verior ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe është shtruar në spitalin e Pratos.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (28 prill) në një rrugë në periferinë perëndimore të qytetit të Pratos, Itali.

Sipas hetimeve të policisë bëhet me dije se sulmi ka ndodhur vetëm për arsye xhelozie.

Gjatë hetimeve pas arrestimit, Policia rindërtoi skenën e ngjarjes. Ndërsa e reja dhe i dashuri i saj i ri ishin në rrugë, shqiptari sulmoi burrin, duke e goditur me një çekiç në kokë.

Plaga e shkaktuar ishte e rëndë, por jo vdekjeprurëse, aq sa afrikano-veriori i sulmuar mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Ai u shpëtua shpejt nga Policia dhe tani ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit Santo Stefano, në pritje për t’u operuar sot në Careggi.

Ndërkohë shqiptari nga ana tjetër do të duhet të përgjigjet në Gjykatë për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026