Shqiptari në Itali mban peng ish-gruan dhe fëmijët, lirohen duke bërtitur për ndihmë

3 Gusht 2025 | 09:17

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët në Itali, pasi mbante peng ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 7 dhe 11 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Peruxhia, ku gruaja dhe fëmijët mbërritën nga Shqipëria më 30 korrik, pasi burri i kishte premtuar se do të siguronte dokumente italiane për fëmijët.

Sipas mediave italiane situata mori një kthesë dramatike sapo gruaja me fëmijët arritën në Itali ku ish-burri i saj u mori pasaportat dhe telefonat celularë asaj dhe dhe fëmijëve, duke i izoluar plotësisht dhe duke penguar çdo mundësi komunikimi apo arratisjeje.

Në një rast, kur gruaja tentoi të largohej për të kërkuar ndihmë, ai e dhunoi fizikisht, duke i shkaktuar lëndime që sipas mjekëve do të kërkojnë rreth dhjetë ditë për t’u shëruar.

Burri, i cili ka precedentë penalë për trafik droge, lidhje kriminale dhe trafik qeniesh njerëzore, i mbajti të izoluar për disa ditë.

Pika e kthesës erdhi kur një i njohur i gruas, i cili nuk kishte më asnjë kontakt me të, njoftoi konsullatën shqiptare.

Kjo e fundit informoi autoritetet italiane, të cilat brenda pak orësh identifikuan vendndodhjen e burrit në zonën e Gubbios.

Karabinierët e ndaluan automjetin që ai po drejtonte, ku në sediljen e pasme ndodheshin gruaja dhe fëmijët, të cilët po kërkonin ndihmë duke bërtitur dhe goditur xhamat e makinës.

Burri u arrestua dhe u dërgua në burgun e Capanne-s. Ndërkohë, gruaja 42-vjeçare dhe fëmijët janë vendosur në një strukturë të sigurt.

Autoritetet gjyqësore pritet të vendosin në ditët në vijim për një seancë dëgjimore provash, për të verifikuar faktet dhe për të vlerësuar rikthimin e mundshëm të viktimave në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Qytetarët janë zhvendosur duke kaluar pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma...
11:56 | 02/07/2026

Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga

Protestuesit po marshojnë në pjesën tjetër të pedonales aty ku deputetët shkojnë përpara se të hyjjnë në seancën pleanare. Ka pasur një sinjalizim të protestueve...
11:48 | 02/07/2026

“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit

Një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Pedonales ku është hyrja tjetër e Parlamentit, pas raportimeve se një pjesë e deputetëve do të dilnin më...
11:29 | 02/07/2026