English

Shqiptarja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Xhudos në Paris

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Distria Krasniqi e ka fituar të premten medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Parisit – e cila është medalja e parë për të në vitin 2024 – duke treguar formë të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore në kryeqytetin francez gjatë verës.

- Advertisement -

Kampionia olimpike e Kosovës, Krasniqi e mundi britaniken Chelsie Giles falë një pike waza-ari, e cila është pika e dytë më e lartë në sportin e xhudos pas ipponit, në një luftë finale që zgjati plot katër minuta në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan REL.

Pasi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ajo e mposhti francezen Leonie Gonzalez në rrethin e dytë, ndërsa triumfoi pastaj ndaj jugkoreanes Seyun Jang për një vend në çerekfinale.

Xhudistja pejane ia doli ta mposhtë Khorloodoi Bishreltin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të arritur në gjysmëfinale, ku e rrëzoi nga gara edhe një japoneze tjetër, Kisumi Omari.

Triumfi në finale nënkupton se Krasniqi tani ka fituar pesë medalje të arta në turnetë grand slam në karrierën e saj, prej të cilave tri vetë, në atë të Parisit, ndërsa 24 medalje të arta në përgjithësi.

Grand Slami është ndër turnetë më të rëndësishëm në sportin e xhudos.

Krasniqi, 28 vjeçe, është kampione olimpike tashmë në kategorinë deri 48 kilogramë nga Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, por ajo synon ta fitojë atë edhe në kategorinë deri në 52 kilogramë pas gjashtë muajve në Paris.

Nëse e arrin këtë, ajo do të bëhej kosovarja e parë që i fiton dy medalje të arta olimpike.

Ajo kaloi nga kategoria 48 kilogramë në atë 52 kilogramë pas pensionimit të xhudistes legjendare Majlinda Kelmendi më 2021.

Krasniqi, bashkë Kelmendin dhe Nora Gjakovën, janë atletet e vetme, qoftë në sportin e grave apo burrave, që kanë fituar medalje të arta olimpike në historinë e sportit kosovar.

Krasniqi e mbylli vitin 2023 si xhudistja e parë në botë në kategorinë e saj. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë në dhjetor, Distria tha se xhudoja për të është “vetë jeta”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?