Shtatë zgjedhje në 3 vjet, dështon përpjekja për formimin e qeverisë në Bullgari

5 Gusht 2024 | 17:47

Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e shtata parlamentare në vetëm tre vjet. Partia që mori e fundit pushtetin, ITN, ia ktheu mandatin për formimin e qeverisë së tretë presidentit Rumen Radev të papërmbushur. Kryetari i grupit parlamentar të partisë në fjalë tha se palët nuk kishin gjetur dot gjuhën e përbashkët.

Toshko Yordanov, kryetar i grupit parlamentar të partisë ITN, Bullgari.

“Nëse ka diçka pozitive në atë që ndodhi është se në fund, ne folëm me të gjitha partitë përveç njërës. Askush nuk e bëri këtë në mandatin e parë e jo më atë të dytë”,-tha Toshko Yordanov, kryetar i grupit parlamentar të partisë ITN, Bullgari.

Presidenti pritet të caktojë një kryeministër të përkohshëm dhe të programojë zgjedhjet e reja Brenda 2 muajsh.

“Vorbulla e zgjedhjeve të pambyllura vazhdon dhe në këto momente ajo jo vetëm po shkakton zemërim, por po nxit edhe një numër procesesh shkatërruese që po bllokojnë institucionet, po largojnë qytetarët nga mekanizmi demokratik i zgjedhjeve dhe madje po hedhin dyshim mbi parlamentarizmin si një formë efikase e funksionimit të shtetit”,-tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Presidenti u bëri thirrje partive për një betejë të ndershme në javët e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026