Shtëpia e Bardhë: Izraeli pauza 4-orëshe të luftimeve në veriun e Gazës

10 Nëntor 2023 | 12:37

Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli do të fillojë zbatimin e pauzave humanitare katër-orëshe gjatë sulmeve ndaj Hamasit në Gazën veriore, duke filluar të enjten.

Presidenti Joe Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të zbatonte pauza ditore gjatë sulmeve në një telefonatë të hënën. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se pauza e parë humanitare do të shpallej të enjten dhe se izraelitët ishin zotuar t’i shpallnin ato të paktën tre orë përpara hyrjes së tyre në fuqi. Izraeli tha se po hapte gjithashtu një korridor të dytë për civilët që të largoheshin nga zonat që janë objektiv aktual i fushatës ushtarake kundër Hamasit, përmes një rruge bregdetare që lidhet me autostradën kryesore veri-jug në Rripin e Gazës, shkruan Zëri i Amerikës.

Presidenti Biden u tha gjithashtu gazetarëve se ai u kishte kërkuar izraelitëve një “pauzë më të gjatë se tre ditë” gjatë negociatave për lirimin e disa pengjeve të mbajtura nga Hamasi, megjithëse ai tha se “nuk kishte asnjë mundësi” për një armëpushim të përgjithshëm. I pyetur nëse ai ishte i zemëruar nga zoti Netanyahu për vonesat në fillimin e pauzave humanitare, Presidenti Biden tha: “U desh pak më shumë kohë nga sa shpresoja”.

Zoti Kirby u tha gazetarëve të enjten se pauzat mund të jenë të dobishme për “kthimin e 239 pengjeve tek familjet e tyre, përfshirë më pak se 10 amerikanë që ne e dimë se po mbahen peng. Pra, nëse ne mund t’i nxjerrim të gjitha pengjet, ky është një qëllim i mirë me kufizim kohor.”

“Pauzat humanitare mund të jenë të dobishme për procesin e transferimit (të pengjeve)”, shtoi ai.

David Satterfield, i dërguari i posaçëm amerikan për çështjet humanitare në Lindjen e Mesme, u tha gazetarëve se shpreson që pauzat e shkurtra do të ndihmonin për evakuimin e civilëve të plagosur dhe shtetasve të huaj.

“Por sërish, ajo çfarë po bëjmë tashmë është një fillim, dhe e kuptojmë se shumë më tepër duhet bërë dhe do të bëhet me shpejtësi”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Izraelin javën e kaluar se po rrezikonte të dëmtonte një mundësi për paqe në një të ardhme të afërt, nëse nuk vepron me shpejtësi për të përmirësuar kushtet humanitare për civilët palestinezë në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelit po intensifikon luftën kundër Hamasit.

Në një thirrje të hapur drejtuar Izraelit për një pauzë të operacionet ushtarake në Rripin e Gazës për të lejuar mbërritjen e ndihmavehumanitare atje, Sekretari Blinken tha se situata e rëndë do t’i shtyjë palestinezët drejt një radikalizimi të mëtejshëm, që mund t’i japë fund perspektivave për rifillim të bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten hapi një konferencë për mbledhjen e ndihmave për Rripin e Gazës me një apel që Izraeli të mbrojë civilët, duke thënë se “të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë” dhe se lufta kundër terrorizmit “nuk mund të kryhet pa një respektim të rregullave”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit

Një rrotull i lashtë papirusi, që i mbijetoi shpërthimit shkatërrues të malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit, është deshifruar për herë të parë pa...
18:21 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026

Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C

Portugalia po përballet me një valë të fortë të nxehti që pritet të zgjasë të paktën një javë, duke sjellë temperatura shumë të larta dhe...
18:02 | 01/07/2026