Shtëpia e Bardhë reagon pas shpalljes së armëpushimit nga Putin, Trump i “pakënaqur”
Shtëpia e Bardhë ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Rusisë për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë
Në njoftimin publik theksohet se SHBA mbështet një zgjidhje të qëndrueshme dhe jo vetëm një ndalesë të përkohshme të luftimeve.
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Trump kërkon një armëpushim të përhershëm që do të ndalonte përfundimisht vrasjet dhe gjakderdhjen në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Unë e kuptoj se Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm,” tha Leavitt.
“Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm, si hapin e parë për të ndaluar vrasjet dhe për të përfunduar konfliktin,” shtoi ajo.
Deklarata e saj vjen menjëherë pasi Kremlini njoftoi se do të ndalonte operacionet ushtarake nga data 8 maj deri më 11 maj, në kuadër të festimeve për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Leavitt shtoi se Trump mbetet optimist për arritjen e një marrëveshjeje paqësore, por theksoi gjithashtu se ai është “gjithnjë e më i frustruar” me udhëheqësit e të dy vendeve, të cilët “duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil