Shtëpia e Bardhë: Rusia po ekzekuton ushtarë që nuk binden të luftojnë në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse po ekzekuton ushtarë që nuk zbatojnë urdhrat në lidhje me luftën me Ukrainën, tha të enjten Shtëpia e Bardhë.
“Kemi informacione se ushtria ruse ka ekzekutuar ushtarë që kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
“Kemi gjithashtu informacione se komandantët rusë po paralajmërojnë se do të ekzekutojnë njësi të tëra nëse përpiqen të tërhiqen për shkak të zjarrit të artilerisë ukrainase”, tha zoti Kirby.
Përfaqësues të Kremlinit, ministria ruse e mbrojtjes dhe ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se me gjithë humbjet e mëdha, forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të kapur qytetin lindor të Ukrainës, Avdiivka.
Zoti Kirby tha se forcat e mobilizuara të Rusisë ishin të patrajnuara, të papajisura dhe të papërgatitura për luftime.
Ai tha se ushtria ruse po dërgonte në vijën e frontit grupe ushtarësh të trajnuar dobët. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Kirby tha se kërcënimet për të ekzekutuar ushtarët ishin barbare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës