Shtëpia përfshihet nga flakët, vdesin një grua dhe 8 fëmijë në Turqi

9 Nëntor 2022 | 08:02

Nëntë persona, duke përfshirë tetë fëmijë, të gjithë refugjatë sirianë, vdiqën pasi flakët përfshinë një apartament në provincën veriperëndimore turke të Bursës.

Viktimat u identifikuan si nënë dhe gjashtë fëmijët e saj dhe dy mbesat, të cilat ndodheshin përkohësisht në banesë në momentin e rënies së zjarrit.

Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por gjetjet fillestare tregojnë se flakët e nisura nga një sobë brenda banesës u përhapën me shpejtësi në të gjithë shtëpinë.

Sipas autoriteteve viktimat vdiqën si pasojë e asfiksisë.

Kryebashkiaku i Bursës, Alinur Aktaş, u tha gazetarëve se fëmijët që vdiqën nga zjarri ishin nga mosha një deri në njëmbëdhjetë vjeç.

“Ata ndoshta ishin duke fjetur në momentin e zjarrit sepse duket se nuk mund të shpëtonin shpejt . Shumica prej tyre ishin në shtretërit e tyre,” tha ai, shkruajnë mediat e huaja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026