‘Shtëpitë e barit’ fenomen shqetësues në Shqipëri, thotë Arben Hajdarmataj
Përshtatja e shtëpive për kultivim kanabisi në ambient të mbyllur është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri.
Nga të dhënat e Policisë së Shtetit janë të paktën 15 raste të zbuluara ‘të shtëpive të barit’.
Pajisjet për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për kultivim kanabis kushtojnë rreth 15 mijë euro.
Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj tha në emisonin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se trafikantët zgjedhin këtë rrugë për shkak se janë më pak të ekspozuar dhe koha e rritjes së bimës është më e shkurtër.
I vetmi disfavor është konsumimi i madh i energjisë elektrike nga llambat, shprehet ai.
Sipas tij, trafikantët kanë gjetur ‘zgjidhje’ dhe për këtë duke bashkëpunuar me punonjës të elektrikut apo duke bërë ndërhyrje në matësa.
Kjo gjë sipas tij ndodh edhe në vende të tjera, sa që shqiptarët po marrin njerëz të njohur nga Shqipëria që punojnë si elektricistë për të bërë ‘manipulime’ për fshehjen e konsumit të lartë të energjisë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor