Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit në rastet kur transferohen apo emërohen në një detyrë larg vendbanimit të tyre. Në varësi të distancës me shtëpinë dhe vendin e punës, shtesa varion nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë në muaj.
Referuar vendimit, përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Agjencisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin që përkon me juridiksionin e njësisë strukturore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku punonjësi është caktuar.
Po ashtu, vendimi përcakton se kur punonjësi i Agjencisë transferohet, bashkëshortja ka të drejtë të përfitojë një pagë mujore, në rast se nuk mund të punësohet në atë zonë.
Paga mujore përfitohet deri në datën e punësimit të bashkëshortit, por jo më shumë se 15 vite. Paga mujore është në masën 100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por, në çdo rast, jo më shumë se 150% të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Polici inskenoi sulmin me armë, AMP nis hetimin për efektivin e Lezhës
- Lëshonte raporte fiktive për studentët, AMP arreston mjekun e Akademisë së Sigurisë