Polici inskenoi sulmin me armë, AMP nis hetimin për efektivin e Lezhës
Inspektori i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, Dhurim Mitku ka kallëzuar dy persona pasi kanë qëlluar në drejtim të tij.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”.
23-vjeçari para grupit hetimor ka deklaruar se 2 shtetas të armatosur sapo e kanë parë kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Efektivët e komisariatit të Kurbinit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje.
Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar automjeti i efektivit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit.
I riu në kallëzimin e bërë në polici thekson ka qëlluar me armë për tu vetëmbrojtur, por në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë gëzhojë, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.
Duke u nisur nga këto fakte, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim për kallëzim të rremë për efektivin Dhurim Mitku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia spanjolle sekuestron 7.5 tonë kokainë, në pranga 20 persona nga Ballkani
- Të shtënat me armë në Kurbin, si u qëllua ndaj efektivit të policisë (Emri)
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës