Shtetasit e huaj mashtrohen që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas

15 Shtator 2024 | 20:45

Në Telangana të Indisë, një person po bën përpjekje të dëshpëruara për të kthyer vëllanë e tij nga fronti i forcave ruse në Ukrainë, pasi ai u mashtrua të punojë për Rusinë gjatë sulmit në këtë vend fqinj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, ekspertët thonë se hile të tilla përdoren vërtet nga Rusia, ndërsa shpjegojnë se përse ajo i mashtron shtetasit e huaj që të marrin pjesë në këtë luftë.

Salman Zahur Sayyed thotë se vëllanë e tij e mashtruan që të punojë në vijën e frontit për Rusinë gjatë sulmit në Ukrainë.

Ai shkoi në Rusi pasi iu premtua se do të punojë për qeverinë, me një pagë rreth dy mijë dollarë në muaj dhe mundësinë për të marrë shtetësinë ruse. Kur mbërriti, ai nënshkroi një kontratë. Pastaj, gjërat filluan të përkeqësohen.

“Kur vëllai im dhe të tjerë kuptuan se çfarë po ndodhte, u thanë se do t’u duhet të luftojnë sa herë që i nevojiten ushtrisë, pasi tashmë i kishin firmosur dokumentet”, tregon zoti Sayyed.

Ai thotë se kontrata ishte në rusisht dhe se vëllai i tij nuk kishte se si ta kuptonte.

Megjithëse vëllai i tij është pjesë e forcave mbështetëse dhe jo pjesë e njësive luftarake, ai ka qenë në front pranë Khersonit dhe vetëm dy muaj më parë pa se si njëzetë indianë, nepalezë dhe rusë u vranë nga një sulm me dronë ukrainas.

Sipas analistëve, qindra njerëz nga vende si India, Nepali dhe Kuba janë mashtruar për t’u bërë pjesë e forcave ruse në Ukrainë. Ata thonë se evidenca tregon se Rusia po e shton këtë praktikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026