“Shteti hebre shpërfill sigurinë e punonjësve tanë”- Agjencia e OKB akuzon Izraelin
Një studim i agjencisë humanitare të OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka konstatuar se Izraeli nuk ka dhënë prova për të mbështetur pretendimet se qindra anëtarë të stafit të saj kanë lidhje me grupet terroriste.
Paneli, i drejtuar nga ish-ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, deklaroi gjithashtu se Izraeli nuk ka shprehur shqetësim për sigurinë e stafit të agjencisë në territoret palestineze që prej 2011-s.
“Kemi ndarë rregullisht listën e punonjësve, të digjitalizuar dhe me detaje për vendet ku veprojmë dhe Izraelin. Në disa vende ka funksionuar mirë, në Izrael jo dhe aq. Ndër vite situata mund të ishte përmirësuar, por kohët e fundit ajo është ndikuar nga atmosfera globale”, deklaron Catherine Colonna, presidente e grupit studiues të UNRWA.
Raporti me 48 faqe thotë se UNRWA ndjek procedura “të forta” për të mbrojtur parimin e neutralitetit dhe se në mënyrë rutinë ndan listën me anëtarët e stafit të saj me vendet pritëse, përfshirë 13 mijë që punojnë në Gaza.
Studimi u krye pasi Izraeli deklaroi se disa dhjetëra punonjës të agjencisë kishin marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj shtetit hebre.
Akuzat bënë që rreth 15 vende të ndërpcvrisnin financimet për agjencinë, duke krijuar sfida serioze humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës, që luftojnë për ushqim, ujë dhe strehim.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona