Shteti Islamik merr përgjegjësinë për bombardimin në Filipine
Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me bombë gjatë meshës në Filipine që vrau të paktën katër persona dhe plagosi 50 të tjerë këtë të diel.
Shteti Islamik, i cili ka ndikim në jug të vendit, njoftoi në Telegram se anëtarët e tij shpërthyen bombën, raportoi Reuters.
Presidenti Ferdinand Marcos Jr., përpara se ISIS të merrte përgjegjësinë, dënoi sulmin gjatë meshës dhe fajësoi për të “terroristët e huaj”, ndërsa policia dhe ushtria u ngritën në gatishmëri në jug të vendit dhe rreth kryeqytetit, Manila.
Lideri i Filipineve theksoi se ai gjithmonë do t’i konsiderojë si armiq të shoqërisë filipinase ekstremistët që dhunojnë të pafajshmit.
Në Romë, Papa Françesku u lut për viktimat filipinase gjatë meshës dhe në një mesazh të posaçëm me shkrim kërkoi “Krishti, Princi i Paqes (të) t’i japë të gjithëve forcën për të hequr dorë nga dhuna dhe për të mirën për të kapërcyer çdo të keqe”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)