Shteti mblodhi 6 mld euro, të ardhurat u rritën 12% në 2023-shin
Arka e shtetit mblodhi 6 mld euro gjatë vitit 2023, ose 680 mln euro më shumë se viti 2022. Pjesa më e madhe e parave u mblodh nga sigurimet dhe tatimi mbi pagat.
Buxheti i shtetit ka mbledhur në vitin 2023, 643 miliardë lekë, ose rreth 6 miliardë euro. Të dhënat e përcjella nga Ministria e Financave tregojnë se qeveria dhe bashkitë mblodhën 680 mln euro më shumë se viti 2022, rritje kjo që mbërrin në 12.3%
Individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 330 mln euro, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave.
Ndërkohë, në zërat e tjerë, të ardhurat nga tatim-fitimi i bizneseve u rritën me165 mln euro; nga tatimi mbi pagat me 125 mln euro më shumë; nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me 200 mln dhe nga TVSH 105 mln euro.
Të ardhurat tatimore dhe kontributet, për 12-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.7% me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të buxhetit, si edhe në masën 101% me planin fillestar.
Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2023, arritën në rreth 6.5 miliardë euro me një realizim në masën 96.6 përqind të planit. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.6 përqind më të larta ose 233 mln euro lekë më shumë.
Niveli i deficitit për vitin 2023 rezultoi në masën 1.4% të PBB-së, krahasuar me 3.7% të PBB-së që ishte në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës