Shtohen hetimet për korrupsion, 261 procedime penale në vitin 2022

10 Prill 2023 | 15:11

Gjatë vitit të kaluar u shtuan hetimet për korrupsion. Në analizën e prokurorisë së përgjithshme, rezulton se 36 % e të pandehurve janë pjesë e administratës shtetërore.

Prokuroria e Përgjithshme në raportin e dorëzuar në Kuvend, thotë se gjate vitit që lamë pas, hetimet për korrupsion u rritën me 2.6 herë. Nga 100 procedime penale të regjistruara në vitin 2021, në vitin 2022 u hetuan 261 dosje për veprat penale të korrupsionit. Raporti i institucionit të drejtuar nga Olsian Çela thekson se është rritur me 3 herë edhe numri i procedimeve që janë dërguar në gjykatë.

36 % e të pandehurve rezultojnë pjesë e administratës shtetërore ndërsa pjesa tjetër në sektorin privat dhe të papunë. Volumin me të madh të dosjeve për korrupsion  në vitin 2021 e ka pasur Prokuroria e Tiranës, pasuar nga ajo e Durrësit dhe Shkodrës ndërsa në Gjirokastër, Dibër, Krujë, Kukës, Tropojë dhe Lezhë nuk është regjistruar asnjë hetim për korrupsion.

Në analizën e prokurorisë në 80 % të rasteve rezulton se është kërkuar masa e arrestit me burg ndërsa vetëm 2 % e të pandehurve rezultojnë femra.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026