Shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka

29 Prill 2026 | 15:40

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ka vendosur shtimin e masave të sigurisë fizike për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Vendimi është marrë nga struktura e përbërë nga përfaqësues të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, të cilët kanë miratuar rritjen e nivelit të mbrojtjes për gjyqtaren.

Ende nuk bëhen të ditura arsyet konkrete apo rrethanat që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime direkte apo nëse masat lidhen me çështje të caktuara gjyqësore që ajo po shqyrton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026