Shtohen shtrimet në spital, mjekja: Të pavaksinuarit forma më të rënda të COVID-19

21 Gusht 2021 | 10:00

Rritja e të infektuarve me COVID-19 ka shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë shërbim spitalor. Mjekja e Infektivit Migena Qato thotë për Euronews Albania se pjesa më e madhe e të shtruarve me forma të rënda të sëmundjes janë të pa vaksinuar.

Një muaj më parë në po të njëjtën periudhë në spitalin Infektiv kishte nga 5-10 të shtruar. Aktualisht numri i të shtruarve ka shkuar në 60.

Në dy javët e fundit çdo ditë janë shtuar personat që kërkojnë shërbim spitalor.

“Numri mesatar i shtrimeve që variojnë në urgjencën tonë varion nga 8 deri në 10. Grupmoshat e interesuara janë nga 25 deri tek moshat e treta,” – thotë Qato.

Sipas mjekes së Infektivit pjesa më e madhe e pacientëve janë të pa vaksinuar. Pacientët po paraqiten me forma të mesme dhe të rënda të COVID-19.

“Pacientët të cilët po manifestojnë forma të rënda të sëmundjes janë të pa vaksinuar. Tanimë alarmi dhe hapi i parë për ta parandaluar COVID-19 është vaksina. Vaksinohuni që të shmangim infektimin dhe format e rënda të sëmundjes,” – vijoi mjekja.

Rritja e shtrimeve në Infektiv ka ardhur si pasojë e shtimit të rasteve ditore me Covid-19. Aktualisht rreth 4 mijë qytetarë në të gjithë vendin janë të prekur nga virusi, në 24 orë janë shënuar 535 raste të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026