Shtohen tensionet SHBA-Kinë: Sulmi ushtarak ndaj Tajvanit ka pasoja globale

10 Prill 2023 | 09:35

SHBA paralajmëron për një sulm ushtarak të Kinës ndaj Tajvanit i cili do të ketë pasoja globale.

Pas vizitës në SHBA të presidentes tajvaneze, Kina filloi të shtunën manovrat ushtarake pranë ishullit.

Manovrat treditore janë një “paralajmërim” ndaj “forcave separatiste” në Tajvan bëri të ditur ushtria kineze të shtunën. Ato pasojnë menjëherë pas vizitës së presidentes së Tajvanit, në SHBA. Ajo e akuzoi Pekinin për “ekspansionizëm autoritar”. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri fjalë për një rrezikim “serioz” të sigurisë rajonale.

Nëse Kina sulmon ushtarakisht Tajvanin, kjo do të kishte pasoja globale, ka paralajmëruar edhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Blinkeni ka thënë për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe, se kjo mund të çojë në një krizë ekonomike globale. Tajvani ka një rol kyç në tregtinë globale. “Çdo ditë kalojnë me anije rreth 50% e tregtisë botërore në rrugën detare të Tajvanit. Të paktën 70% e gjysmëpërçuesve prodhohen në Tajvan”, ka thënë Blinken.

Kina nuk e pranon më status-quonë, paqen prej vitesh dhe stabilitetin që ka sjellë ai në rajon. Qeveria në Pekin ka rritur presionin ndaj Tajvanit dhe “nxjerr në pah fuqinë ushtarake”, theksoi Blinken.

Kryediplomati amerikan ka premtuar ndihmë të mëtejshme me armë nga SHBA për republikën e vogël demokratike të ishullit. Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga qeveria e Pekinit një zgjidhje të konfliktit me marrëveshje. “Duke iu referuar marrëdhënies me Kinën ne kemi qëndrimin që të gjitha dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore.” Blinken theksoi, se SHBA i mbetet politikës “Një Kinë”.

Në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentes së Tajvanit, T në SHBA, Kina vendosi sanksione kundër organizatorëve të aktiviteteve me presidenten tajvaneze, Sipas Ministrisë së Jashtme në Pekin, edhe Biblioteka Presidenciale, Ronald Reagan ndëshkohet me sanksione, sepse aty u zhvillua një takim i Tsait me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Sanksione u vendosën edhe kundër Institutit Hudson, që e vlerësoi me medalje presidenten e Tajvanit.

Qeveria komuniste kineze e shikon Republikën e Tajvanit si pjesë të Republikës Popullore të Kinës të krijuar në vitin 1949, megjithëse Tajvani asnjëherë nuk ka qenë pjesë e saj. Tajvani me 23 milionë banorë e shikon veten si vend të pavarur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026