Shtohen turistët në juglindje, marrëveshje me operatorët grekë
Operatorët turistikë në Pogradec kanë lidhur kontrata bashkëpunimi me operatorët turistikë grekë, të cilët pritet të sjellin më shumë se 10 mijë turistë gjermanë në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi synon zgjatjen e ditëve të qëndrimit në zonat turistike të juglindjes së vendit.
“Kemi lidhur një kontratë bashkëpunimi dhe parashikohet që këtë verë të sjellë afro 10.000 turistë gjermanë. Jo vetëm për një natë. Kanë filluar të shtojnë netët e qëndrimit. Ne si hotel i ofrojmë paketa turistike, kanë vizita në Korçë, naten folklorike që zhvillojmë. Shpalosim traditën që kemi”, tha Samanda Kastrioti, menaxhere hoteli në Pogradec.
Nga janari deri në maj, Pogradecin e kanë vizituar dhe kanë qëndruar më shumë se një ditë 18 mijë turistë të huaj. Fshati turistik i Linit mbetet edhe këtë vit nga më të kërkuarit nga turistët, edhe për shkak të Bazilikes që ndodhet në këtë fshat.
“Kemi qenë pothuajse në gjithë Shqipërinë. Jam e mrekulluar me natyrën. Këtu në Lin gjithçka duket pikturë. Jam e interesuar në historia ndaj edhe e pëlqeva mozaikun”, tha një grua.
“Jetoj ne Zelandën e re. Kam dy javë në Shqipëri. Po bej një xhiro nëpër gjithë vendin tuaj. Kam parë muze, kam parë liqene. Pogradeci duket më i bukuri sepse duket qe është nje qytet i qetë dhe një qytet që të ofron për çdo moshe. Banorët këtu te ndihmojne, janë shumë mikpritës. Erdhëm në Lin edhe për shkak të historisë që ky fshat ka”, tha një burrë.
Në qarkun e Korçës vetëm brenda 5 muajve të këtij viti kanë qenë afro 100.000 turistë vendas e të huaj, pjesa më e madhe gjermanë, austriakë dhe polakë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet