Shtuni: Arrestimi i Maduro, ja mesazhi i fortë strategjik i SHBA-ve

5 Janar 2026 | 19:32

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka komentuar për Euronews Albania arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, pas një operacioni të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Ai e cilësoi ndërhyrjen si një sukses të padiskutueshëm dhe një mesazh të fortë strategjik, duke theksuar se veprimi është në përputhje me doktrinën e re të sigurisë së administratës Trump.

“Operacioni ishte një suskes i padiskutueshëm, shembullor. Për 4 orë e kapën, e sollën me shapka dhe bizhame, një person që supozohet se është mjaft mirë i mbrojtur dhe është në krye të një karteli të trafikimit të drogës në nivel ndërkombëtar.

Në aspektin strategjik, ky veprim ishte në përputhje me doktrinën që ka shpalosur Presidenti Trump në strategjinë kombëtare të sigurisë të 2025 që flet qartë për rimëkëmbjen e doktrinës Monroe për dominimin e hemisferës perëndimore nga SHBA-të, për të mos lejuar forca të huaja të ndërhyjnë në hemisferën perëndimore”, tha eksperti.

Shtuni theksoi se ky operacion sinjalizon gjithashtu një qasje më të ashpër të SHBA-ve ndaj veprimeve jo ligjore dhe ndikimeve të huaja në hemisferën perëndimore.

“Ky operacion ishte edhe një mesazh në mënyrë të tërthortë ndaj atyre që merren me transportin e  drogës, larjen e parave dhe gjëra që kanë të bëjnë me armë, pra veprime jo ligjore, në mënyrë që të kenë kujdes, mos të flenë aq rehat natën se mund t’u ndodhë e njëjta gjë.

Administrata Trump është e gatshme të veprojë me një vendosmëri të lartë që se kemi parë kohët e fundit në këtë pikë. Jo vetëm të godasë nga larg siç e bëri me Iranin, por dhe të ndërhyjë drejtpërdrejtë në terren kur është e nevojshme.

Sa i përket të ardhmes ka shumë të panjohura, nuk i dihet çfarë do të ndodhë me Veneuzelën. Venezuela nuk është një shtet i vogël”, tha Adrian Shtuni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera

Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së  që akuzohen për shkelje të barazisë në...
10:32 | 21/07/2026

Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt. Mësohet se vetë kryebashkiaku nuk është paraqitur. Seanca vijon pas kërkesës...
10:23 | 21/07/2026

Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në një lidhje live në mediat e tij sociale ka folur lidhur me Paketën e Maleve, për të cilën protestuesit kanë...
10:23 | 21/07/2026