Shtyhet pas dhjetorit Konferenca e parë Ndërqeveritare, ambasadorët e BE: Do të mbahet sapo Shqipëria të plotësojë kushtet
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë sot përfundimet për procesin e zgjerimit, pas publikimit të raporteve të radhës nga Komisioni Evropian.
Ndryshe nga projekt-përfundimet e mëparshme, propozimi i fundit i Presidencës gjermane nuk përmend me muajin dhjetor dhe shpresën për mbajtjen në këtë muaj të konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.
Por, në dokumentin e siguruar nga Euronews Abania thuhet se ajo do të mbahet sapo të jetë miratuar kuadri negociues, dhe për Shqipërinë, pasi të jenë plotësuar dy kushtet e mbetura, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe miratimi i Ligjit Anti-shpifje.
“Këshilli pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe nëse plotësohen kushtet e vëna në përfundime e Këshillit të Marsit 2020, me Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues nga Këshilli”, thuhet në dokument.
Presidenca gjermane nuk ka qenë aspak aktive këto gjashtë muaj për të shtyrë më tej dosjen e zgjerimit, dhe tashmë duket se është dorëzuar duke mos u përpjekur që konferencat e para të anëtarësimit të mbahen brenda kësaj presidence, por siç duket kjo gjë do t’i kalojë presidencës pasardhëse portugeze.
Ndërsa. për Shqipërinë mbeten ende dy kushte për t’u plotësuar, të cilat priten të plotësohen në dhjetor, për Maqedoninë e Veriut është Bullgaria ajo që vijon të bllokojë me kërkesën për të përfshirë në kuadrin negociues zbatimin e Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve.
Ndërkohë një tjetër zhvillim interesant nga këto përfundime të Këshillit është se për herë të parë është hequr fare Turqia, e cila deri më sot figuronte në të njëjtin grup të vendeve të zgjerimit, si vend kandidat.
Një mesazh i qartë ky i BE-së për këtë vend, pas përplasjeve dhe provokimeve të fundit në Mesdhe me Greqinë dhe Qipron, dhe para ndërmarrjes së sanksiononeve nga ana e BE-së kundrejt Turqisë, në Samitin e ardhshëm të dhjetorit.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse kuadri negociues nuk miratohet në dhjetor, gjithçka shtyhet për këshillin e radhës të BE-së, i cili mbahet në mars nga presidenca portugeze.
Lexoni gjithashtu:
Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE, Gjergji Vurmo: Shqipëria ka zero shanse
Shqipëria dhe RMV në pritje, vështirësohet nisja e bisedimeve me BE-në brenda këtij viti
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta