Shtyrja e vetingut, Rama: S’ka negociata me opozitën, s’kemi se çfarë negociojmë

18 Tetor 2021 | 21:48

Ndërprerja e procesit të vetingut në këtë moment do të ishte një katastrofë për reformën në drejtësi u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për Euronews Albania.

Sipas kreut të qeverisë shtyrja e afateve është një interes madhor për vendin ndaj shtoi se për këtë çështje uronte që opozita nuk do të bëhet pengesë.

“Dua të besoj se çdo përfaqësues i popullit shqiptar në qeveria apo opozitë që këtu bëhet fjalë për një interes të madh. Ky proces duhet të jetë i ndarë nga e gjithë pjesa tjetër e politikës. Nuk dua ta besoj se opozita do t’i dalë sërish përballë (faktorit ndërkombëtar). Nuk është puna se po i del përballë qeverisë por një domosdoshmërie. Reforma në drejtësi ka një tërësi faktorësh, qeveria, opozita, SHBA dhe BE”, tha z. Rama.

Kryeministri mohoi të ketë pasur negociata me liderin e opozitës për këtë çështje duke thënë se “nuk kemi se çfarë negociojmë”.

“Ne kemi votat tona dhe nuk dua ta mendoj që edhe njëherë nga e para opozita do t’i rikthehet llogores së vjetër. Ky është një proces ndërpartiak dhe me interes kombëtar si dhe lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit”, tha ai.

I pyetur se pas 5 vitesh, reforma në drejtësi ende nuk ka sjellë rezultate domethënëse, kryeministri tha se “këto vite janë shumë për një mandat qeverie por nuk janë asgjë në një proces shtet-ndërtimi të një vendi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026