Shuhen vatrat e zjarrit në Bashkinë e Dropullit dhe Malin e Gjerë

12 Korrik 2024 | 18:12

Janë shuar zjarret në Bashkinë e Dropullit, të cilat kishin përfshirë prej ditësh disa fshatra.

Po ashtu janë shuar edhe zjarret që kishin përfshirë Malin e Gjerë në Gjirokastër, ku ishin 4 vatra. Situata po monitorohet nga autoritetet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Ndërkohë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve.

Sipas autoriteteve operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër. Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë apeluar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në këtë periudhë të të nxehtit, në mënyrë që të shmangin çdo incident të mundshëm që mund të shkaktojë zjarre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026