Dropull| Kisha Ortodokse apel banorëve: Mos ndizni zjarre

12 Korrik 2024 | 16:20

Zjarret masive të ditëve të fundit në zonën e Dropullit kanë rrezikuar edhe objektet e kultit si kisha dhe manastire. Ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve të ardhur nga Berati dhe stafit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura shpëtoi nga djegia kishën e Shën Premtes, në fshatin Terihat. Flakët përfshinë sipërfaqen me shkurre dhe barëra përreth kishës duke rrezikuar këtë objekt kulti me vlera simbolike për zonën e Dropullit dhe më gjerë.

“Flakët erdhën menjëherë sepse i ndihmoi era, ishte era shumë e fortë dhe e vërteta është që rrezikuam të gjithë por lavdi Zotit erdhën dhe efektivët zjarrfikës, të cilët erdhën dhe i falënderoj shumë për ndihmën që dhanë, vendi rreth e rrotull u dogj i gjithi por lavdi Zotit shpëtuam kishën”, tha prifti i kishës.

Përfaqësuesit e kishës ortodokse apelojnë që banorët  të tregojnë kujdes për të mos vendosur zjarre në pyje-kullota në këto ditë të nxehta

“Bëj thirrje sepse edhe në fshatin tim akoma unë jam nga Piluri, dhe në zonën tonë të Himarës kemi zjarre te shumta, bëj thirrje ju lutem mos vendosni zjarre” tha ai.

Prej ditës së hënë fshatrat e Dropullit janë përfshirë nga zjarre masive, të cilët kanë rrezikuar seriozisht banorët dhe shtëpitë ndërsa shkaktuan dëme të konsiderueshme në rreth 2 mijë ha kullota dhe toka bujqësore.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026