Shuhet regjisori Kristaq Dhamo

14 Gusht 2022 | 20:43

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori Kristaq Dhamo. 

Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” në vitin 1958.

Për shumë vite ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.

Në 1979 i është dhënë titulli “Artist i merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të të filmit shqiptar, në vitin 2000 është nderuar me çmimin e karrierës. Në korrik të 2021 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

La në pikëllim të thellë gruan e tij të sëmurë, studjuesen Prof. Dhorka Dhamo dhe dy vajzat Rudina e Delina. I përjetshëm kujtimi dhe kontributi i tij në fushën e kinematografisë e artit shqiptar!

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026