Shumica e britanikëve kërkojnë shtyrjen e tranzicionit të Brexit për shkak të COVID-19
Shumica e qytetarëve britanikë janë pro zgjatjes së periudhës së tranzicionit të Brexit për shkak të pandemisë COVID-19, sipas një studimi të ri.
54 për qind e rreth 2 mijë qytetarëve që morën pjesë në sondazhin e Fondacionit “Ipsos Mori për Shëndetësinë” thanë se Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë për një zgjatje të periudhës së tranzicionit, në mënyrë që qeveria të fokusohet tek pandemia COVID-19.
Proporcioni i atyre që qenë në favor u rrit në 65 për qind pasi u informuan se mund të ketë vonesa më furnizimin e medikamenteve në rast se Brexit përmbyllet pa një marrëveshje konkrete.
Mbi tre të kartat e qytetarëve gjithashtu mendonin se Mbretëria e Bashkuar duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me Bashkimin e Europian për të luftuar pandeminë.
Mbretëria e Bashkuar doli nga Bashkimi Europian më 31 janar dhe ka hyrë tanimë në një periudhë tranzicioni, një pakt midis palëve për t’i dhënë më shumë kohë arritjes së një marrëveshjeje, afat i cili skadon më 31 dhjetor 2020.
Britania kishte kohë deri në fund të qershorit për t’i kërkuar BE-së një zgjatje të periudhës së tranzicionit por kreu i kabinetit Michael Grove tha të premten se e ka “konfirmuar zyrtarisht që Mbretëria e Bashkuar nuk do ta bëjë”.
“Më 1 janar 2021 ne do të rimarrim kontrollin dhe pavarësinë ekonomike e politike”, shkroi ai në Twitter.
Të hënën pritet që kryeministri Boris Johnson të bisedojë me presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen dhe shefin e Këshillit të BE-së Charles Michel. Takimi virtual pritet të zhvillohet pas 4 raundeve
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush