“Shyqyr që ndodhi”, Manjani tregon arsyen se çfarë të mire solli arrestimi i Veliajt

13 Shkurt 2025 | 21:19

Këtë të enjtë në emisionin “Now”, është folur rreth arrestimit të Erion Veliajt si dhe roli i drejtësisë para dhe pas këtij arrestimi.

I ftuar në Euronews Albania, juristi Ylli Manjani ndau një qasje pozitive lidhur me vendimin e këtij arrestimi në këtë moment.

“Arrestimi i Erion Veliajt është një ngjarje e madhe, jo e zakonshme në syrin e publikut pasi ishte një njeri i rëndësishëm në skaletën politike të PS-së dhe në prag të zgjedhjeve politike është diçka që nuk kalon pa gjurmë.

Në këtë kuptim shyqyr që ndodhi pasi në të kundërt nuk do ta dëgjonim Edi Ramën. Nuk do fliste, do thoshte se ‘e kam bërë unë drejtësinë, drejtësia ka suksese dhe po ecën përpara’. Shyqyr që ndodhi që të kuptojmë se paska dhe një mendim tjetër. Standartet u prishën vetëm me Erion Veliajn edhe pse kanë ikur shumë nga Partia Socialiste”, tha Manjani.

Më tej ai ka kritikuar qëndrimin e Edi Ramës si kryeministër duke shprehur se po fokusohet të Veliaj.

“Pres nga kryeministri të shikojë situatën ashtu siç është. Ngjarjen e Veliajt e bën gjë personale. Gabon kur fokusin e ka vetëm tek Erion Veliaj. Këu nuk bën më dallim Rama me Berishën. Drejtësia nuk duhet të jetë personale dhe duhet një ndërhyrje pasi Rama është një njeri i rëndësishëm”, tha juristi Ylli Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026