Si do tatohen të vetëpunësuarit, udhëzimi i MF: 15% për të ardhurat nën 14 mln lek
Të vetëpunësuarit do të tatohen në varësi të fitimeve vjetore që kanë me 15 dhe 23 për qind, ndërsa punonjësit me pagë mujore deri në 50 mijë lek do të përjashtohen nga tatimi i të ardhurave personale.
Ministria e Financave ka gati udhëzimin që përcakton se si do të ndryshojë tatimi për tre kategoritë e të ardhurave të punësimit, të biznesit dhe të investimeve.
Për kategorinë e të vetëpunësuarve, udhëzimi përcakton se fitimet neto deri në 14 milionë lek në vit, norma e tatimit do të jetë 15 për qind dhe mbi 14 milionë lek, 23 për qind.
Si shembull, një i vetëpunësuar me fitime neto 12 milionë lek do të paguajë 1.8 milionë lek tatim, ndërsa një i vetëpunësuar me të ardhura neto prej 20 milionë lekësh, do të tatohet me 15 për qind për fitimin deri në 14 mln lek dhe me 23 për qind për pjesën tjetër prej 60 milionësh.
E përkthyer në shifra, 2.1 milionë lek do të paguajë për fitimin deri në 14 milionë lek dhe 1.38 milionë lek për fitimin mbi këtë nivel. Totali në këtë rast shkon në 3.48 milionë lek.
Udhëzimi përcakton se të ardhurat personale deri në 600 mijë lek në vit përjashtohen nga tatimi, ndërsa për të ardhurat nga 600 mijë deri në 720 mijë shuma që mund të llogaritet si shpenzim i zbritshëm është 420 mijë lek dhe 360 mijë lek për të ardhurat mbi 720 mijë lek.
Udhëzimi përcakton zbritjen e 48 mijë lekëve në vit për çdo fëmijë nën 18 vjeç, që jeton me tatimpaguesin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)