PD për arrestimet e SPAK: Kokat e vërteta janë Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi
Partia Demokratike ka reaguar pasi Struktura e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për inceneratorët, ku 5 persona u arrestuan dhe 6 të tjerët ndodhen jashtë vendit.
Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo u shpre se të 11 emrat, përveç Mirel Mërtirit që është presta nome i Edi Ramës në aferën e inceneratorëve, nuk janë gjë tjetër vecse cironka në detin e zi të hajdutërisë qeveritare.
Sipas saj, pa Engjëll Agacin, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën në satërin e drejtësisë, kokat e tjera nuk bëjnë asgjë më shumë se përforcojnë dyshimin se SPAKU është SKAP-i i partisë.
“Sa kohë SPAK nuk i shkon në thelb problemit, publiku mbetet i gënjyer, taksat e tyre të vjedhura, përgjegjësit e pandëshkuar. Nuk e ha kush më pjatën e ftohtë të arrestimeve dhe urdhër- arresteve të bishtave të korrupsionit, ndërkohë që koka vërtitet në Shqipëri duke i konsideruar shqiptarët si “paçe këmbësh”. Pa Engjëll Agacin, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën në satërin e drejtësisë, kokat e tjera nuk bëjnë asgjë më shumë se përforcojnë dyshimin se SPAKU është SKAP-i i partisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Pesë persona janë arrestuar me urdhër të SPAK për ‘Inceneratorët’.
Mes personave të vënë në pranga, nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK është edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishi.
Biznesmeni Arben Dervishi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të parregullt përmes një firme konsulence, kryesisht me inceneratorin e Fierit.
Euronews Albania mëson se janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj.
Personat e mësipërm akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.
Disa prej personave nuk janë gjetur në banesë dhe ka dyshime që ndodhen jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh