Si do të renditen kandidatët në fletën e votimit
Kur na ndajnë edhe 20 ditë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe fletën e votimit në 6 bashkitë.
Sipas një shorti në Shkodër, e para renditet Majlinda Angoni e PS, i dyti Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe i treti Xhemal Bushati nga PD.
Në Durrës, i pari renditet Ardian Muka i ‘Shtëpia e Lirisë’, e dyta Emiriana Sako e PS dhe i treti Luan Hoti, i PD.
Në fletën e votimit për Bashkinë Lushnjë e para renditet kandidatja e PS Eriselda Sefa, i dyti kandidati i PD Indrit Sefa dhe i treti kandidatit i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Elton Bano
Në Dibër fleta e votimit ka 4 kandidatë; i pari renditet Premtim Kryemadhi i ‘Shtëpia e Lirisë’, i dyti Luan Haka i PD, i treti Rahim Spahiu i PS dhe i katërti Drian Torba nga partia Lëvizja e Re.
Në fletën e votimit për bashkinë e Vorës, i pari renditet kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Lulzim Vrana, i dyti kandidati i PS Blerim Sheraj dhe i treti kandidati i PD, Ymer Marku
Ndërsa në Rrogozhinë, shorti ka përcaktuar të parin Ferdinand Saraçin e PD, të dytin Edison Memollën e PS dhe të tretin Hekuran Xhanin nga “Shtëpia e Lirisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta