Si do të votonte në referendumin e bashkimit me Kosovën, Berisha i përgjigjet Tares
Sali Berisha foli në studion e “Ilva Now” mbi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ku tha se për të ideali i bashkimit të këtyre dy shteteve është i përjetshëm, mirëpo ai është i parimit se bashkimi politik duhet të bëhet vetëm me bashkërendimin me partnerët që ndihmuan në pavarësinë e Kosovës.
“Ideali i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është i përjetshëm sepse ai copëzim që është bërë është bazuar në racizëm etnik, fetar dhe në parimet më çnjerëzore. A munden shqiptarët sot të marrin veprime për bashkim kombëtar pa bashkërendimin e atyre që janë aksionerë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Unë jam njeri i parimit të partneritetit dhe një hap të tillë nuk do e ndërmerrja”, u shpreh ish kryeministri.
Mirëpo z. Berisha shtoi se Shqipëria dhe Kosova munden që tani të zbatojnë procedura të cilat do e bënin kufirin Shqipëri – Kosovë të papërfillshëm.
“Por, ka shumë procedura që të dy qeveritë të mund të ndërmarrin dhe të bëjnë që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës të jetë i parëndësishëm”, tha z. Berisha.
Për konceptin e Shqipërisë së madhe, z. Berisha tha se është term i krijuar nga Serbia, për të mbuluar për përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe.
“Termi Shqipëri e madhe është fabrikacion serb. Në periudhën e krizës lindore kur u krijua çështja shqiptare ata e mohonin kombin, mohonin edhe termin Shqipëri po nuk flisnin kurrë për Shqipëri të madhe. Askush nuk e mohonte se territoret shqiptare ishin ndarë në 4 vilajete sipas dëshirës së saj që këta të mos mund të krijonin një njësi autonome. Shqipëria e madhe është një fabrikacion i Beogradit për të mbuluar përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe”, u shpreh z. Berisha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve
- 08:28 Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?