Si duhet ta mbajmë maskën? Eugena Tomini jep “recetën” në Euronews Albania
Duke filluar nga nesër të gjithë qytetarë janë të detyruar të mbajnë maskë pasi në të kundërt do gjobiten me 3 mijë lekë të reja.
Emisioni “Ilva Now” në Euronews Albania diskutoi sot mbi këto masa me shefen e epidemiologjisë në ISHP-së, Eugena Tomini. Por, si duhet të veprojnë qytetarët, në mënyrë që mbajtja e maskës mos t’iu kthehet në efekt të kundërt.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania Ilva Tare demonstroi me një maskë në studio, ndërsa i kërkoi shpjegime specialistes së ISHP-së se si duhet ta përdorim atë gjatë ditës.
Diskutimi për mënyrën se si duhet mbajtur maska:
Ilva Tare: A keni besim se do të mbahen maskat dhe sa efikase do të jenë ato.. nga momenti që e kemi vendosur gjatë rrugës dhe ulemi diku në një lokal, do të jemi të detyruar ta mbajmë ende, sepse kam përshtypjen se nga momenti që e ke vënë, e prek me duar dhe e heq maskën dhe e vendos në tavolinë po themi nëse jemi në një bar për të pirë një kafe.. a është më efikase më kjo maskë?
Eugena Tomini: Për t’ju thënë të vërtetën është më efikase ta mbash gjatë gjithë kohës sesa ta heqësh disa herë gjatë ditës nga një ambient që nuk ke njerëz, që ke respektuar 2 metra sesa ta mbash gjatë gjithë kohës dhe ta heqësh në momente të caktuar kur ke disa elementë të nevojave personale, siç është ushqimi, prija e një kafeje apo qëndrimi qoftë edhe për të marrë një vakt pushimi të drekës në ambiente e punës apo element tjetër
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës