Si e dënoi Gjykata e Dibrës me 7 vite burg Elezin për vrasje, Apeli “e fundos”

16 Nëntor 2023 | 14:30

Viktor (Xhevahir) Elezi ishte dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë në Dibër, për vrasjen e shtetasit Alban Kaloshi.

Por pas ankimimit të Prokurorisë në Apelin e Tiranës, kjo e fundit ka vendosur të ndryshojë akuzën nga “vrasje nga pakujdesia” në “vrasje me dashje”, duke dhënë 16 vite burg për Elezin.

Ngjarja për të cilën akuzohet Elezi ka ndodhur në vitin 2017 dhe në vendngjarje ishte edhe shtetasi V.T, i cili është dënuar me 3 vite burg.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimit të sotëm në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale V (Xh) E, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodin Penal, si dhe të pandehurit me iniciale V.T (V), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 300 të  Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 22.09.2017 rreth orës 02:00, në lokalin e shtetasit me inicialet D.S. që ndodhet përgjatë aksit rrugor Peshkopi – Kukës, i pandehuri me iniciale V. (Xh.) E. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin me iniciale A. (G.) K. në prani të të pandehurit V. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 53, datë 21.02.2019 ka vendosur:

–              Ndryshimin e kualifikimit të veprës penale për të pandehurin V. (Xh.) E. nga “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ne “Vrasje nga pakujdesia parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

–              Deklarimin fajtor të të pandehurit V. (Xh.) E. për veprën penale të “Vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

–              Deklarimin fajtor të të pandehurit V. (Xh.) E. për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

–              Në aplikim te nenit 55 K. Penal në bashkim të dënimeve gjykata e dënon të pandehurin V. (Xh.) E. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim.

–              Vuajta e dënimit për të pandehurin V. (Xh.) E. të filloj nga data e arrestimit datë 22.09.2017.

–              Vuajtja e dënimit për të pandehurin V. (Xh.) E. të kryhet burg të sigurisë së zakonshme.

–              Deklarimin fajtor të të pandehurit V. T. (V.) për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 të K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

–              Vuajta e dënimit për të pandehurin V. T. (V.), të filloj nga data e arrestimit datë 22.09.2017.

–              Vuajtja e dënimit për të pandehurin V. T. (V.) të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra nga:

–              Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke e deklaruar fajtor V. (Xh.) E. Për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K. Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni, ndërsa në konkluzione përfundimtare gjatë gjykimit në apel u kërkua: Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykuese.

–              I pandehuri me iniciale V.T, i cili kërkoi: Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykuese, ndërsa në konkluzione përfundimtare gjatë gjykimit në apel u kërkua: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe deklarimin e pafajshëm të të pandehurit V.T.

–              I pandehuri me iniciale V. (Xh.) E., i cili kërkoi ndryshimin e vendimit sa i përket masës së dënimit dhe aplikimin e gjykimit të shkurtuar, në alternativë: Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykuese.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.11.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

–              Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 53, datë 21.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër  në lidhje me të pandehurin V. T.  si dhe për të pandehurin V. (Xh.) E. për akuzën e armëmbajtjes pa leje të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

–              Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij sa i përket të pandehurit V.  (Xh.) E. në këtë mënyrë:

–              Deklarimin fajtor të të pandehurit V. (Xh.) E. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.

–              Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, përfundimisht i pandehuri V. (Xh.) E. dënohet me një dënim të vetëm prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite burgim.

Tiranë, 16.11.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:43 | 27/06/2026

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:59 | 27/06/2026

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026