“Si e paralajmëroi Kurti Thaçin për burgosjen”, eksperti: “Specialja” si boomerang

16 Shtator 2025 | 22:31

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, komentoi gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai theksoi se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, kishte paralajmëruar prej vitesh se Gjykata Speciale do t’i kthehej si boomerang ish-presidentit Hashim Thaçi, por paralajmërimet nuk u dëgjuan.

Laçi riktheu në vëmendje deklaratat e Kurtit në Parlament, ku sipas tij Kurti kishte paralajmëruar hapur dhe privatisht figurat kryesore politike kosovare, përfshirë Thaçin, Veselin dhe Krasniqin, lidhur me rreziqet e Gjykatës Speciale.

“Kurti i ka thënë Thaçit se do të jetë i pari që do shkojë në këtë gjykatë dhe do të burgoset dhe ashtu ndodhi, është një fakt i qartë. Kurti për dy vite e paralajmëroi në Parlament që mos të votohej krijimi i Gjykatës Speciale, duke thë se ajo do tu kthehej boomerang politikanëve. Ai i paralajmëroi hapur dhe privatisht Thaçin, Veselin dhe Krasniqin, por këta duket se nuk e kishin kalkuluar mirë se çfarë do të ndodhte më pas”, tha ai.

Sipas ekspertit, Thaçi bëri një gabim në kalkulimin e tij, duke menduar se mund të eleminonte kundërshtarët e tij politikë, por situata rezultoi ndryshe.

“Thaçi mendoi se do të mund t’i eliminonte politikisht disa nga kundërshtarët e tij. Kalkulimi i Thaçit me votimin për krijimin e Speciales ishte krejtësisht i gabuar. Ai mendonte se do të shpëtonte politikisht nga krahu që mund ta rrezikonte pushtetin dhe të qëndronte në pozicion sa të donte, por rezultati ishte ndryshe. Nuk ka sens të firmosësh burgimin tënd por shpresoj që ky proces të marrë fund sa më shpejt dhe ish-krerët e UÇK-së të lirohen,” tha Laçi.

Eksperti gjithashtu shprehu mendimin se Gjykata Speciale është nën ndikimin e padukshëm të Serbisë, e cila po përdor mekanizmat ndërkombëtarë për të sulmuar faktorin shqiptar.

“Kjo gjykatë që u ngrit është një dorë e zgjatur e Serbisë për të njollosur dhe barazuar agresorin me viktimën. Sigurisht, kjo është një lojë e madhe e diplomacisë serbe, e cila po i përdor ndërkombëtarët kundër shqiptarëve” shtoi Laçi.

Duke bërë një ndërhyrje në studio gjatë fjalës së Laçit, gazetarja Alba Alishani përmendi se kishte pasur një premtim se Thaçi nuk do të prekej nga kjo gjykatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026