Si e pritën demokratët dhe republikanët paralajmërimin e Trump për arrestimin
Analisti Medlir Mema tha në një intervistë për Euronews Albania se ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump po hetohet për 10 vepra të ndryshme penale në gjykata të ndryshme të SHBA.
Ai u shpreh se demokratët kanë pritshmëri të ulët lidhur me paralajmërimet e Trump për mundësinë e arrestimit të tij, ndërsa republikanët janë duke i bërë presion prokurores së Nju Jork të japë llogari në Kongres lidhur me hetimin ndaj Trump.
“Republikanët kanë nisur t’i bëjnë presion prokurores amerikane në Nju Jork të vijë në Kongres të japë llogari për mënyrën si është ndjekur çështja, se ndoshta je duke e përndjekur për arsye politike se është republikan. Policia amerikane vihet në mikroskopin e Kongresit dhe çështja politizohet”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë