Si festojnë qytetet e Shqipërisë 110-vjetorin e Pavarësisë
Sot qytetet e Shqipërisë festojnë 110-vjetorin e Pavarësisë.
Vlora është kryeqendra e festimeve, ndërsa aktivitete të shumta janë organizuar dhe në Korçë e Shkodër.
Korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se festimet do të nisin me performancën e bandës së qytetit te “Ushtari i Panjohur”.
Edhe në Pogradec do të ketë aktivitete. Ato do të realizohen në qendrën artistike “Lasgush Poradeci”.
Shkodra feston sot dhe jo nesër. Korrespondenti Teodor Gjerga raportoi se të djathtët festojnë vetëm sot, ndërsa të majtët njohin edhe 29 Nëntorin.
Edhe banerat në rrugë shkruanin “28 Nëntor 1912”. Fillimisht do të organizohen disa aktivitete në sheshin e qytetit dhe më pas do të vijojnë me homazhet.
Durrësi nuk ka bërë asnjë organizim për festën e Pavarësisë. Korrespondentja Kloida Gjuzi u shpreh se aktivitetet e vetme janë organizuar nga strukturat hoteliere. Thuajse të gjitha hotelet janë duke punuar me kapacitete të plota për shkak të turistëve nga Kosova që kanë zgjedhur Durrësin për të kremtuar festat e Nëntorit.
Edhe në Elbasan festimet janë në nivel protokollar. Korrespondenti Renato Tafani u shpreh se ka vetëm disa ceremoni të rastit të parashikuara nga Bashkia.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë