Si kanë ndryshuar ministrat dhe ministritë në 3 qeveritë Rama
Edi Rama erdhi në pushtet pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Qeveria e parë e kryeministrit Edi Rama ishte një qeveri e gjerë, e detyruar edhe nga fakti se ishte pjellë e një koalicioni. Me 19 ministritë e saj të ndara mes dy partive fituese, Rama 1 mund të cilësohet një nga qeveritë më të mëdha të pas viteve ‘90.
Qeveria ‘Rama 1’ – 19 ministri
Ministër i Financave, Shkëlqim Cani
Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushti
Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha
Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj
Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti
Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja
Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Mjedisit, Lefter Koka
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi
Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
Ministër për Çështjet Vendore, Bled Çuçi
Qeveria ‘Rama 2’ – 13 ministri
Pas zgjedhjeve të vitit 2017 PS fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe si rrjedhojë të drejtën për të formuar qeverinë pa nevojën e një koalicioni. Qeveria ‘Rama 2’ do të kishte 6 ministra më pak se qeveria e parë e tij.
Kabineti i ri kishte gjithsej 13 ministri, nga të cilët dy ministra Shteti pa portofol.
Në qeverinë e re u bashkua në një Ministria e Financave me atë të Ekonomisë si dhe Ministria e Energjetikës dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës. Ministria e Integrimit Europian, Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zhvillimit Urban dhe Turizmit nga ‘Rama 1’ u shkrinë plotësisht.
Në mandatin e dytë qeverisës të socialistëve u krijua një ministri e re, ajo e Diasporë, që pati për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve të diasporës në Shqipëri.
Numri i ministrave burra me ato gra në qeverinë Rama ishte i barabartë:
Ministër për Diasporën, Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Sonila Qato
Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës, Arben Ahmetaj
Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Qeveria ‘Rama 3’ – 15 ministri
Më 25 prill të vitit 2021 Partia Socialiste fitoi për herë të tretë radhazi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duke fituar të drejtën për të qeverisur në tre mandate rresht vendin, ashtu siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në Shqipërinë pluraliste.
Qeveria ‘Rama 3’ ka 15 ministri nga të cilat 4 ministra shteti pa portofol. Në qeverinë e fundit të Ramës bie në sy shkrirja e Ministrisë së Diasporës, ndërkohë që janë shtuar Ministër Shteti Për Standardet dhe Shërbimet dhe Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Ulsi Manja, Ministër të Drejtësisë.
Delina Ibrahimi – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë
Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Mirela Kumbaro – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Elva Margariti – Ministër i Kulturës
Milva Ikonomi – Ministër Shteti Për Standardet dhe Shërbimet
Elisa Spiropali – Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bora Muzhaqi – Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Edona Bilali – Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta