Si mund të përballet Kosova me Serbinë? Ish shefi i shtabit bën bilancin
Bardhyl Kollçaku, ish-shef shtabi, deputet i PS tha se situata në veri të Kosovës është një përsëritje e skemave që është bërë që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se serbët nuk e pranojnë dot që Kosova po kontrollon territorin dhe ka një polici të specializuar, e si pasojë bëjnë lëvizje të tilla.
Ai u tregua kritik dhe ndaj KFOR dh EULEX që sipas tij nuk po kryejnë detyrën si duhet.
“Përsa i përket situatës konkrete mendoj se është një përsëritje e të gjitha skemave që kemi parë që nga viti 1999. Serbët nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe i ka të gjitha strukturat. Serbia po e kupton se Kosova po kontrollon të gjithë territorin.
Ata i druhen elementëve kriminelë në veri të Kosovës sepse aty janë grupe kriminale, trafiqe të paligjshme që kanë lidhje nga Beogradi, dhe ata po e kuptojnë se po u lëvizë toka nën këmbë. Kosova po kontrollon kalimet kufitare, është një polici profesioniste dhe një qeveri që është e vendosur që të kontrollojë territorin.
Ajo që unë kuptoj dhe dua ta ndajë dhe me shikuesit është se strukturat ndërkombëtare të sigurisë nuk po e kryejnë detyrën siç duhet. Barrikadat nuk duhet të ishin aty.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)