Si ndahen 14 mandatet në Durrës, sondazhi i Euronews Albania dhe MRB zbulon projeksionin
Barometri Politik ka prezantuar gjetjet e reja sa i takon prirjes së votës për qarkun e Durrësit. Bazuar në të dhënat e sondazhit, Partia Socialiste në Durrës pritet të marrë 7-8 mandate, Partia Demokratike 6-7 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 0-1 mandat.
Në qarkun Durrës ku votohet për 14 mandate, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë 43.3% do të votonin partinë socialiste, 36.9 % partinë demokratike, 5.4 % LSI, 2.5 % partitë e tjera ndërsa 11.9% janë votuesit e papërcaktuar. Diferenca mes dy partive kryesore është 6.4 %
Krahasuar me sondazhin kombëtar vërehet se partia socialiste ka një rritje sa i takon prirjes së votës në këtë qark me 2 % ndërsa partia demokratike një rritje me 6.1 %.
Sondazhi ka zbuluar se 14 mandatet e këtij qarku do të ndahen, nga 7-8 mandate për partinë socialiste , 6-7 mandate për partinë demokratike, dhe nga 0-1 mandat Lëvizja Socialiste për Integrim.
45.6% shohin si liderin më të përshtatshëm për postin e kryemisinistrit Edi Ramën, 38.3% Lulëzim Bashën dhe 15 % asnjë prej tyre.
Kryeministri Rama në Durrës ka të njëjtin rezultat si në sondazhin kombëtar, ndërsa vihet se një rritje e mbështetjes për Lulëzim Bashën në këtë qark.
Pavarësisht se cila parti besojnë se do të fitoj zgjedhjet 45.7% e të pyeturve sipas sondazhit dëshirojnë fitoren e partisë socialiste , 37.2% atë të partisë demokratike ndërsa 4.4% të LSI.
Sondazhi i Euronews Albania në bashkëpunim me prestigjiozen MRB u zhvillua në datat 7 mars deri në 17 mars 2021, ku u realizuan 660 intervista ballë për ballë në të gjithë qarkun e Durrësit.
Lexoni gjithashtu:
Gara për Durrësin, Barometri Politik publikon rezultatet e sondazhit zgjedhor
Menaxhimi i pasojave të tërmetit, qarku i Durrësit i vë notë qeverisë dhe opozitës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta