Si priten të rinjtë nga elektorati? Hysko: Problematikat janë të ndryshme, por ka entuziazëm
Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko foli rreth shqetësimeve që adresojnë qytetarët gjatë takimeve në terren kundrejt politikës.
Ai tha në Euronews Albania se shqetësimet ndryshojnë nga një zonë në tjetër, po shtoi se kërkesat e tyre janë të adresueshme.
“Problematikat janë të ndryshme dhe në zona të ndryshme ka tipologji të ndryshme. E para ka tipologji lokale, që lidhen me pushtetin lokal, për legalizime, shërbime, kopshte dhe çerdhe. Problematikat janë të gjithfarë soji dhe janë problematika të adresueshme”, tha Hysko.
Pyetur nga gazetarja, Ilva Tare se si ndihen qytetarët kur shohin figura e të reja në takime, për këtë z. Hysko dha këtë shpjegim:
“Që të jem i sinqertë është edhe..edhe. Ka nga ata që duan burra me mustaqe dhe i duan me ca thinja mbi kokë, por ka edhe nga ata që janë entuziastë nga gjenerata e re që po vjen. Unë besoj se hyj tek ata djem brenda PS që shqetësimet që merr mundohem t’u shkoj në fund”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës