“Si të mos e lejoja?!”, psikologia e mbuluar: Vajza ime m’u lut të vinte shami
Psikologia Edlira Dyrmishaj tha në një intervistë për Euronews Albania se e bija i është lutur të vendosë shami dhe nuk mund të mos e lejonte.
Në debatin për paragjykimin ndaj vajzave të mbuluara, Dyrmishaj argumentoi se është një zgjedhje personale dhe si e tillë duhet respektuar.
“Vajza ime e ka vendosur shaminë në vitin e parë të gjimnazit. Jumna është një sportiste e lindur. Më ka lutur në plot kuptimin e fjalës për dy vjet rresht, për të mos thënë më shumë që ‘mami dua ta vendos shaminë’. Në fillim e kam parë si një fëmijë që do të imitojë nënën dhe ka qejf të dalë si nëna dhe do të imitojë nënën dhe është normale që të ndodhë kështu. Kur e pash që po insistonte shumë fillova t’i them jo sepse je herët dhe nuk e ke detyrim fetar tani. Herën e parë e binda e të dytën e të tretën, por më pas përjetova një dilemë shumë të madhe për çfarë mund të mendonte vajza ime kur unë jam me shami, ajo më lutej dhe unë i thosha jo,” – u shpreh Dyrmishaj.
Psikologia gjykoi se ndoshta e bija do të mendonte se ajo vetë është e palumtur me shaminë dhe për këtë arsye vendosi ta lejojë vajzën të bënte siç dëshironte.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)