VIDEO/ Si u arrestua Lul Berisha, Ministria e Brendshme spanjolle zbulon prapaskenat

18 Dhjetor 2023 | 15:24

Policia Kombëtare arreston në Alicante të arratisurin më të kërkuar në Shqipëri për dy vrasje në vitin 2005.

Të tjera detaje kanë dalë mbi arrestimin e Lulzim Berishës në Spanjë.

Ministria e Brendshme spanjolle përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kërkimet për kapjen e Lulzim Berishës kishin ardhur pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare.

Berisha ka qenë drejtues i një organizate kriminale të cilës i atribuohen dhjetëra vrasje të ndodhura që nga viti 1998.

I arratisuri ishte në kërkim për vrasjen e dy personave që u qëlluan në një qytet të Shqipërisë në vitin 2005.

“I arratisuri filloi aktivitetin e tij në organizatën kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij, e cila operonte në një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit shqiptar, Durrës.

Kjo organizatë kishte arritur të pozicionohej si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend. I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, duke rezultuar se ishte një larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 16 anëtarë të organizatës së tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për pjesën tjetër të anëtarëve për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.

Kërkimet për kapjen e Lulzim Berishës u përqendrua në bregdetin Levantin.

Pas hetimeve të para, kërkimi i tyre u përqëndrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet, ku dyshohej se mund të fshihej i arratisuri.

Në të njëjtin muaj, dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime diskrete në afërsi të zonave të urbanizuara, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të arratisurin. Me këtë rast agjentët shfrytëzuan rastin për të arrestuar Lulzim Berishën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat

Kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shoqëruar raportimin e kryetares së këtij institucioni, Mirela Bogdani, në Komisionin Parlamentar. Përballë saj, kreu i komisionit,...
12:37 | 07/07/2026

Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën

Trupa gjykuese ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor. Gjykata ka konstatuar se e pandehura, që prej kërkesës...
12:13 | 07/07/2026

Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve

Prokuroria Fier ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dhunimin e një vajzë e mitur nga shoqet e saj. Pamjet e këtij dhunimi u...
12:09 | 07/07/2026