Si u zbulua skema e evazionit fiskal me fatura fiktive, nuk u deklaruan 3.7 mln euro
Hetimi Tatimor ka zbuluar një skemë të evazionit fiskal, që kryhej nga subjekti tregtar Buzi Sport, i cili lëshonte fatura tatimore të falsifikuara me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Bëhet fjalë për fshehjen e 3.7 milionë eurove detyrime të padeklaruara, si pasojë e përdorimit të një sistemi kompjuterik pirat, të palicensuar, nëpërmjet të cilit monitoroheshin dhe lëshoheshin fatura tatimore false.
Zbulimi i skemës së fshehjes së detyrimeve u zbulua pas një hetimi disa mujor, me metoda speciale nga ana e Hetimit Tatimor dhe Prokurorisë së Tiranës.
Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në 8 adresa të vendushtrimit të aktivitetit në Shqipëri, ku janë sekuestruar provat materiale, si: Njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta, dhe vlera monetare në valuta të ndryshme, që arrijnë në 8,000,000 lekë të pajustifikuara me dokumentacion ligjor.
“Ky hetim dhe veprimet e mëtejshme synojnë forcimin e luftës kundër evazionit fiskal dhe mbrojtjen e integritetit të sistemit tatimor në vend”, njofton Drejtoria e Tatimeve.
Si funksiononte skema?
Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.
Gjatë hetimeve të kryera janë sekuestruar prova materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë