English

Siguri e lartë në qendrat në Shëngjin e Gjadër. Të huajt: E vështirë të jetosh këtu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa qendrat për pritjen dhe strehimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër pritet të bëhen funksionale duke filluar nga 1 gushti, Euronews Albania bëri një hulumtim në terren.

- Advertisement -

Gazetarja Alice Taylor i vizitoi të dyja këto qendra, por pa arritur të hynte në brendësi të tyre.

Hyrja në qendrën pranë portit të Shëngjinit ishte e pamundur për shkak të sigurisë.

“Mbrapa meje është porti i Shëngjinit dhe aty brenda është qendra për emigrantët. Nuk dallohet me kamera dhe pata probleme me oficerin e sigurisë sepse më tha që nuk lejohet dhe më kërkoi të largohesha. Por ai më tha se qendra është e mbyllur. Emigrantët që do të vijnë nuk do lejohen të dalin jashtë. Ka siguri të lartë”,-Alicw Taylor.

20 kilometra më larg, në Gjadër, punimet vijojnë.

Me sy mund të dallohen kamionë që hyjnë e dalin në perimetrin e kësaj qendre.

“Qendra e dytë është këtu. Një oficer sigurime më tha se nuk lejohet kamera dhe nuk më dha informacion për qendrën. është një hyrje, ka shumë kamionë brenda dhe jashtë, me gurë dhe rërë. Qendra nuk është gati. Besoj se ka një hyrje tjetër, por nuk e di ku është dhe kam pak frikë sepse siguria është e lartë dhe nuk pranojnë të flasin për gazetarët”,-tha Alice Taylor.

Vendasit që pranojnë të flasin para kamerës, janë të paktë.

Por ata që janë të gatshëm të përgjigjen, thonë se nuk janë të shqetësuar për emigrantët që do të vijnë.

“Për ne nuk prish asnjë lloj pune. Kemi qenë edhe vetë emigrantë në vende të tjera të Bashkimit Europian, ku kemi punuar. Këta emigrantë ndoshta nuk vijnë këtu për të punuar, por neve nuk na prishin punë. Nga kudo që të jenë, në aspektin e racizmit, nuk e shoh si anë negative.”

“Shumë mirë e kanë bërë me këto qendra se edhe ne kemi emigruar dikur. Edhe ata të vijnë. Qeveria ka menduar bukur për ta. Bravo.”

Në qytet ka mbërritur edhe një organizatë nga Italia, e përbërë nga studentë të juridikut, hulumtues dhe disa avokatë.

Në kushtet e anonimitetit, një anëtare ndau me gazetaren Alice Taylor arsyet e vizitës dhe shqetësimet lidhur me këto qendra, të cilat janë kundërshtuar zëshëm nga organizata për të drejtat e njeriut.

“Shqetësimi kryesor është qasja në avokat sepse avokatët do të jenë në Itali. Do të sigurohet komunikim përmes video-telefonatave, por nuk jemi të sigurt si do të kontaktohen njerëzit brenda dhe si do të funksionojë. Do të jetë si një lloj ndalimi, edhe pse jozyrtar.”

Po në kushte anonimiteti, një shtetas afgan, i cili jeton prej një viti në Shëngjin pasi u largua nga vendi i origjinës me ardhjen e talebanëve në pushtet, tregoi përvojën e tij në Shqipëri.

“Sipas asaj që kemi përjetuar prej një viti, është e vështirë që të huajt të jetojnë këtu.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i vizitoi këto dy qendra më 5 qershor, së bashku me homologun shqiptar Edi Rama.

Në bazë të protokollit të nënshkruar mes dy qeverive nëntorin e vitit të kaluar, fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi migrator mund të shkojë deri në 36.000 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?