Siguria në plazhe| Bllokohen 35 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit e mjeteve
25 Gusht 2024 |
17:26
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bëjnë me dije se gjatë javës që lamë pas kanë bllokuar 35 mjete lundruese.
Operacioni është zhvilluar nga këto dy njësi, nga Ksamili në Koman, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike, një pjesë e të cilave nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se kishte dhe nga ata drejtues që kanë shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Policia ka ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve, secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë