Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste, arrestohet 31-vjeçari në Fier

23 Tetor 2025 | 10:50

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen.

Në bazë të operacionit të koduar “Casus” u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31-vjeç, banues në Roskovec.

Policia ka bërë të ditur se: Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis, një pjesë, e ndarë në doza; 1 peshore elektronike; një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe 2 celularë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026