“Simbol i humorit shqiptar”, aktorët homazhe për mjeshtrin e madh Zef Deda

25 Nëntor 2023 | 11:43

Aktorët Edmond Halili dhe Sejfulla Myftari ishin të pranishëm në homazhet e të ndjerit Zef Deda, i cili humbi jetën ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.

Ata shprehën ndarja nga jeta e mjeshtrit të madh është një humbje e madhe duke shtuar se Zef Deda është simbol i humorit shqiptar.

“Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës por dhe për mbarë Shqipërinë. Si Zef Deda nuk bën nana më.  Shkova ta takoja Zefin dhe mora vesh se kishte humbur jetën.  Gruaja e tij më tha se Zefi më kishte përmendur gjatë gjithë kohës, mu këputën këmbët. Jemi rrit me Zefin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”-tha Edmond Halili.

“Me Zefin kam qenë tre vjet rrjesht, është humbje shumë e madhe për humorin shqiptar dhe për mbarë Shqipërinë. Zef Deda është simbol i humorit shqiptar. Ngushëllime familjes”- tha Sejfulla Myftari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026