Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm Ermal Onuzi.
Sipas njoftimeve zyrtare, Zereci është një oficer karriere me mbi tre dekada përvojë në strukturat e sigurisë dhe në Gardën e Republikës, ku ka shërbyer në disa pozicione drejtuese dhe operacionale, përfshirë edhe drejtimin e Njësisë Speciale.
Ai e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas iu bashkua Gardës së Republikës, ku ka kaluar nga detyra të nivelit bazë deri në poste të larta komanduese.
Gjatë karrierës së tij, Zereci ka mbajtur edhe gradën “Drejtues i Lartë” dhe është trajnuar në disa programe brenda dhe jashtë vendit, të fokusuara në sigurinë e personaliteteve dhe mbrojtjen e institucioneve shtetërore.
Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqet 5 kërkesat kryesore
Mungoi Veliaj dhe avokati Ndrenca, shtyhet seanca në GJKKO. Caktohet data 7 korrik
Reagon Spiropali: Sulme banale dhe konspiracione haluçinante
- 12:07 Rubio viziton aleatët e Gjirit, do të prezantojë marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit
- 12:00 Makina përplaset me turmën në Londër, 6 të plagosur. Shoferi në kërkim (VIDEO)
- 11:58 Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqet 5 kërkesat kryesore
- 11:50 Mungoi Veliaj dhe avokati Ndrenca, shtyhet seanca në GJKKO. Caktohet data 7 korrik
- 11:46 Reagon Spiropali: Sulme banale dhe konspiracione haluçinante
- 11:32 Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë ish-të burgosur